Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim me drejtorin e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve Italiane, Roberto Alesse.
Gjatë takimit Balluku dhe Alesse biseduan rreth bashkëpunimit mes doganave të të dyja vendeve duke shprehur dakordësinë për të nxitur rritjen e volumeve tregtare mes dy vendeve.
Balluku bën të ditur se “diskutuam gjithashtu edhe mbi projektin e qeverisë shqiptare për portin e ri tregtar që do të ngrihet në zonën e Porto Romanos”.
Balluku tha se “porti i ri strategjik do të jetë porta hyrëse kryesore jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin”.
TRT Balkan / agjencitë