Një raport i EUROSTAT-it mbi konsumin bruto të energjisë, që gjenerohet nga burime të rinovueshme në kontinentin europian se Shqipëria renditet në vendin e katërt.
Në raport evidentohet se konsumi bruto i energjisë, që gjenerohet nga burime të rinovueshme për vitin 2022 në Shqipëri rezultoi në 44%.
Norvegjia kryeson, me 75.8 % të konsumit të saj bruto të energjisë finale në vitin 2022 që rrjedh nga burimet e rinovueshme.
Në vendin e dytë renditet Suedia me 66%. Në vendin e tretë renditet Finlanda me 47,8 % duke u mbështetur gjithashtu në hidro, erë dhe biokarburantet e ngurta.
Përdorimi i energjisë së rinovueshme ka shumë përfitime, duke përfshirë një reduktim të emetimeve të gazeve serrë, diversifikimin e furnizimeve me energji dhe një reduktim të varësisë nga tregjet e karburanteve fosile (nafta dhe gazi).
Rritja e burimeve të rinovueshme të energjisë mund të stimulojë gjithashtu punësimin në BE, përmes krijimit të vendeve të punës në teknologjitë e reja “të gjelbra”.
Burimet e rinovueshme të energjisë përfshijnë energjinë e erës, energjinë diellore (termike, fotovoltaike dhe të përqendruar), energjinë hidrike, energjinë baticore, energjinë gjeotermale, nxehtësinë e ambientit të kapur nga pompat e nxehtësisë, biokarburantet dhe pjesën e rinovueshme të mbetjeve.