Shqipëria heq vizat me Nikaraguan dhe Kirgizstanin/     Foto: Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Këshilli i Ministrave në Shqipëri miratoi vendimet për heqjen e vizave me shtetin e Nikaraguas dhe atë të Kirgizstanit.

Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Nikaraguas, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhej në vendim.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe marrëveshja me Kirgizstanin, për përjashtimin e kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Pas heqjes së vizave edhe me Tajlandën, shtetasit e Shqipërisë tani mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete.

AA