Shqipëria ndihmon Greqinë për shuarjen e zjarreve. / Foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez. Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria.

Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës.

Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste fatkeqësish natyrore.

TRT Balkan / agjencitë