Shqipëria, si një vend në zhvillim dhe pjesë e NATO-s, është vënë në shënjestër të agresionit informativ dhe kibernetik nga Rusia dhe Irani.
Pirro Vengu, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, pranoi se "është e vërtetë që Shqipëria është vënë në shënjstër nga Rusia dhe Irani" duke nënvizuar rëndësinë e kësaj çështjeje për sigurinë kombëtare.
155 faqe ruse në internet, që kishin për synim dezinformimin u mbyllën nga autoritet shqiptare.
Lajmin e njoftoi në Kuvend Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërisë, sipas të cilëve këto faqe kishin për qëllim të shpërdanin të dhëna të rreme në lidhje me agresionin e Rusisë në Ukrainë.
“Kërkesa për domeinet ruse e para ka qenë globale, që më datën 3 mars 2022, direkt nga Komisioni Europian (BE). I cili ka kërkuar që, përveç tri uebsajteve të specifikuara, që s’po ua përmend emrat, si dhe të tjerave domene ruse që mbanin qëndrim dhe publikonin të dhëna në favor të agresionit rus, duhej të mbyllej, sepse përmbanin dezinformim”, tha kreu i AKEP-it, Tomi Frashëri.
Debati për luftën ndaj dezinformatave në Shqipëri vjen në një kohë kur vendi përgatitet të shkojë në zgjedhje, kreu i komisionit parlamentar për dezinformimin Erjon Braçe.
“Kjo problematikë do të shtohet me afrimin e zgjedhjeve. Çfarë ka treguar procesi zgjedhor në Mal të Zi, Maqedoni, BeH, sidomos tani”, tha Braçe.
Përveç kërcënimeve informative, Shqipëria po përballet edhe me sulme kibernetike, kryesisht nga Irani. Në vitin 2022, hakerët iranianë realizuan një sulm të rëndësishëm ndaj shërbimeve shtetërore që ofroheshin përmes portalit “e-Albania,” duke shkaktuar rrjedhjen e të dhënave personale të shumë qytetarëve. Ky incident ka nxjerrë në pah nevojën për një mbrojtje më të fortë kibernetike dhe për një strategji më efektive për të përballuar kërcënimet.
Si do ta trajtojë Shqipëria këtë sfidë të rëndësishme, mbetet për t'u parë. Rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimi i politikave të forta mbrojtëse do të jenë kyç në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në një ambient gjithnjë e më të rrezikshëm.