Shqipëria mikpret Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore / Photo: ATA

Shqipëria do të presë në datat 5-7 nëntor Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore (South East Defence Ministerial – SEDM).

Ky ministerial mbledh përfaqësues të vendeve anëtare të SEDM-së, përfshirë Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Rumaninë, Türkiyen, Slloveninë, Serbinë, Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe ShBA-në.

Gjithashtu, në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues nga organizatat si Qendra për Bashkëpunim për Sigurijnë (RACVIAC), UNDP/SEESAC.

Qëllimi është promovimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, forcimi i aftësive rajonale të mbrojtjes, bashkëpunimi përmes përpjekjeve kolektive si dhe krijimi i lidhjeve që lehtësojnë integrimin në institucionet euroatlantike.

ATA