Gjatë vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3.6 herë dhe Anglia me 85.9 %, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 14.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2022 është 7 543 817, duke u rritur me 32.6 %, në krahasim me vitin 2021.
Ndërkaq, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5 882 007, duke shënuar kështu një rritje me 40.4%, krahasuar me vitin e mëparshëm.
Instituti i Statistikave publikoi sot raportin “Lëvizja e shtetasve”, sipas të cilit fluks i lartë u shënua edhe në dhjetor, ku numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar shënoi rritje me 46.4 %. Gjithsej hynë 391 565 qytetarë të huaj.
Referuar të dhënave, gjatë vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3.6 herë dhe Anglia me 85.9 %, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 14.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Rreth 7 milionë të huaj deklaruan si arsye të vizitës së tyre pushimet ose takimet me të afërm dhe mbi 106 mijë udhëtuan për biznes.
Numri i shtetasve që kanë hyrë nga pikat ajrore është rritur me 71.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga pikat detare është rritur me 42.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe nga pikat kufitare tokësore është rritur me 27.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.