Shqiptarët me guxim nuk pranuan të bashkëpunonin me nazistët dhe nuk i dorëzuan listat e hebrenjve. / Foto: Yad Vashem

Pozicioni i hebrenjve në fillim të shekullit XX në Evropë ishte jashtëzakonisht i pafavorshëm.

Rritja afatgjatë e antisemitizmit dhe presioni ndaj hebrenjve rezultoi në themelimin e lëvizjes sioniste, e cila mblodhi së bashku mijëra hebrenj nga e gjithë bota për të gjetur më në fund një zgjidhje për krijimin e një atdheu kombëtar hebre.

Një vitrinë e thyer hebreje në Berlin pas trazirave të 9 nëntorit 1938. Getty Images

Kishte shumë propozime zyrtare, ndër të cilat më i famshmi ishte propozimi i Ugandës, megjithatë, sionistët e kohës kishin vetëm një qëllim - Jerusalemin.

Krahas disa propozimeve zyrtare, ra në sy propozimi i pazakontë i Leo Eltonit - Shqipëria.

Deklarata e qeverisë britanike për ndarjen e "territorit hebre" në Afrikën Lindore. jewishvirtuallibrary.org

Sipas burimeve të shumta, Leo Elton figuron si gazetar, por ka pretendime familjare se ai në fakt ishte një biznesmen britanik.

Në vitin 1935, ai udhëtoi për në Shqipëri për të kontrolluar nëse ishte e mundur të ngrihej atje një ent kombëtar hebre.

Pse pikërisht Shqipëria?

Sipas Leo Eltonit, Shqipëria ishte e përshtatshme për shkak të perspektivës ekonomike, tokës pjellore të përshtatshme për kultivimin e frutave dhe duhanit dhe zhvillimin e industrisë së tekstilit.

Gjithashtu, vendi nuk kishte histori antisemitizmi ose intolerance fetare.

Një nga arsyet për këtë është Besa, rregulli shqiptar i nderit dhe mikpritjes. Nëpërmjet kësaj praktike, myslimanët dhe të krishterët rrezikuan jetën e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore për të shpëtuar popullsinë lokale hebreje.

Shqiptarët shpëtuan komunitetin e vogël hebre në vend, deri në anëtarin e fundit. Yad Vashem

Respekti i madh i Eltonit për shqiptarët u konfirmua gjatë Holokaustit: ata shpëtuan komunitetin e vogël hebre të vendit, deri në anëtarin e fundit.

Shqipëria është i vetmi vend evropian që pas luftës kishte një popullsi më të madhe hebreje sesa para Holokaustit.

Shqiptarët me guxim nuk pranuan të bashkëpunonin me nazistët dhe nuk i dorëzuan listat e hebrenjve.

Në vend të kësaj, ata i pajisën familjet hebreje me dokumente false dhe i ndihmuan të fshiheshin mes popullatës shqiptare.

Shqiptarët me guxim nuk pranuan të bashkëpunonin me nazistët dhe nuk i dorëzuan listat e hebrenjve. Radio Slobodna Evropa

Eltoni, në një raport që dorëzoi 10 vjet më vonë, propozoi krijimin e një entiteti kombëtar hebre në Shqipëri që mund të realizohej në bashkëpunim me lëvizjen sioniste.

Propozimi i tij, dërguar presidentit të Universitetit Hebraik Judah Magnes në Jerusalem, nuk u shqyrtua kurrë zyrtarisht dhe ende mbahet nën çelës në bibliotekën kombëtare të Izraelit.

Hadassah Assouline, drejtor i arkivave, thotë se raporti ka të ngjarë të jetë dorëzuar në universitet në vitin 1945 në mes të krizës së refugjatëve në fund të Luftës së Dytë Botërore, sipas raportit të Nir Hasson.

Judah Leon Magnes ishte një udhëheqës fetar, themeluesi dhe presidenti i parë i Universitetit Hebraik në Jerusalem. Wiki Comons

Në çdo rast, pas shpalljes së shtetit në vitin 1948, hebrenjtë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, u përcaktuan të vendosen në Palestinë.

TRT Balkan