Spasovski e Gashiq nënshkruajnë Protokollin për kufirin Llojan-Miratoc.     /Foto: Oliver Spasovski/Facebook

Ministrat e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, nën nënshkruan sot Protokollin për mënyrën e kryerjes së kontrolleve kufitare në pikën e përbashkët kufitare “Llojan-Miratoc”.

“Edhe pse shërbimet kufitare maqedonase dhe serbe kanë bashkëpunuar tradicionalisht për një kohë të gjatë, me këtë Protokoll do të kontribuojmë në një rregullim më të detajuar të mënyrës së kryerjes së kontrolleve kufitare në këtë pikë të përbashkët kufitare”, shkruan në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski pas takimit në Beograd me homologun Branisllav Gashiq.

Mes tjerash në takim siç thekson Spasovski, është theksuar se ndërtimi i besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimi rajonal janë elementë kyç për stabilitetin e dy vendeve, por edhe të rajonit në tërësi.

“Për sa i përket bashkëpunimit strategjik dhe operacional dypalësh mes dy ministrive të Brendshme, mund të konstatoj se ai zbatohet mjaft intensivisht, si nëpërmjet bashkëpunimit kontraktual produktiv, ashtu edhe nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta të dy shërbimeve policore”, thotë Spasovski.


TRT Balkan