Spitali turk Medicana hap përfaqësi në Maqedoninë e Veriut           / Foto: AA

Spitali turk Medicana International Hospital do të hapë përfaqësi në Maqedoninë e Veriut. Deri tani, mjekët e këtij spitali kanë punuar në spitalet e Maqedonisë së Veriut për raste më të komplikuara, por Medicana synon që përmes përfaqësisë të bëjë më të lehtë orientimin e pacientëve në spitalet e saj në Turkiye dhe rajon.

“Synimet tona për të ardhmen janë që me bashkëpunime lokale dhe shtetërore, të prezantohemi dhe të njihemi më mirë me spitalet dhe mjekët e Maqedonisë, duke siguruar që pacientët maqedonas të marrin shërbime të shkëlqyera, si në spitalet tona në Turkiye ose Bosnjë e Hercegovinë, apo në çdo vend tjetër ku kemi hapur spitale”, tha për TRT Balkan Bert Bozurt, anëtar i Bordit Drejtues të grupit shëndetësor Medicana.

Bozurt tha se Medicana synon të zgjerohet në tregun e turizmit shëndetësor, duke ofruar shërbimet e tyre cilësore edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Spitali turk Medicana hap përfaqësi në Maqedoninë e Veriut Others

“Rastet që nuk bëhen këtu, veçanërisht rastet pediatrike, mund të realizohen shumë lehtë në Turkiye, ku ne realizojmë mesatarisht 200.000 deri në 250.000 operacione çdo vit në të gjitha spitalet tona. Ky është një nga shërbimet që duam t'u ofrojmë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me infrastrukturën tonë të avancuar biomjekësore”, tha Bozurt.

Deri në fund të këtij viti, Medicana do të hapë edhe një spital në Bosnjë e Hercegovinë, duke e çuar në 18 numrin e spitaleve të tyre.

TRT Balkan