Partia kryesore opozitare në Greqi, Aleanca e Majtë Radikale (SYRIZA), vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Shqipëri e komentoi si një "fiasko diplomatike".
Në njoftimin e bërë nga SYRIZA, thuhet se arsyeja pse Mitsotakis nuk mundi të vizitonte rajonet e banuara me minoritetin grek në Shqipëri nuk janë kushtet e pafavorshme të motit ashtu siç ka njoftuar kryeministria e Greqisë, por pretenduan se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka dhënë pëlqimin.
"Fatkeqësisht, as nuk u nënshkrua një marrëveshje pajtimi për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me qëllim të përcaktimit të kufijve të Zonës Ekskluzive Ekonomike", u theksua nga SYRIZA.
Më tej në njoftim u rikujtuan edhe fjalët e Ramës në intervistën që e dha për portalin e lajmeve "Euractiv", i cili kishte thënë se "Procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) nuk është një provim që mund të 'mashtroni' si Greqia", duke theksuar se në kundërshtim me atë që mediat greke kanë pretenduar se Rama në një takim bilateral me Mitsotakis ka thënë "Këto fjalë nuk janë në lidhje me Greqinë e sotme", nuk nënkuptojnë kërkimfalje.
Mitsotakis vizitoi Shqipërinë në kuadër të Samitit Bashkimi Evropian (BE) - Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Tiranë më 6 dhjetor. Gjatë vizitës, kryeministri grek zhvilloi takime bilaterale me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Vizita e tij në rajonet e banuara me minoritetin grek në Shqipëri u anulua për arsye të kushteve të këqija të motit.