Si rezultat i marrëveshjes politike mes Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Demokratik për Integrim në vitin 2022, sot me 65 vota PËR dhe 3 KUNDËR, dhe asnjë ABSTENIM. Talat Xhaferi u zgjodh kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Këtë detyrë, besim, nder dhe mbi të gjitha përgjegjësi jashtëzakonisht të rëndësishme, e kuptoj dhe do i qasem ashtu siç kam vepruar në çdo etapë dhe në çdo sfidë që është shfaqur para meje në jetën profesionale dhe personale. Dëshiroj t’ju siguroj se në asnjë çast nuk do të lejoj të devijojmë nga ajo që do të thotë institucion funksional dhe i besueshëm për qytetarët dhe institucion me kompetenca qartë të përkufizuara me Kushtetutë në raport me shtyllat e tjera të pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha kryeminstri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në fjalimin para deputetëve në Kuvend.
Gjatë 100 ditëve të ardhshme, deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për më 8 maj, kryeministri Xhaferi do ta drejtojë qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut.