Të rinjtë e meritojnë mbështetjen e institucioneve dhe duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, porositën pjesëmarrësit në konferencën e sotme ndërkombëtare “ Të rinjtë në Ballkanin e Hapur – Mundësitë dhe Perspektivat për zhvillim të sigurtë në rajon” të mbajtur në Shkup,
Konferencën e organizoi nga Agjencia për Rini dhe Sport me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Rinisë” dhe theksi kryesor u vendos në sfidat e të rinjve në rajon dhe në përparimin e bashkëpunimit.
Sipas presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, fjalimi i të cilit u lexua në konferencë, lajmi i mirë është se të rinjtë tashmë janë po përfshihen në proceset e vendimmarrjes dhe krijimin e politikave në nivel qendror dhe lokal.
“Shembull për këtë janë Ligji për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore, strategjia e re për rininë, teksti i punës i Ligjit për punën rinore. Në dokumentet e reja do ta shtoja edhe kornizën për zhvillim MKD 2023 si platformë e përbashkët për zhvillim të Maqedonisë së Veriut. të rinjtë ishin përfshirë në çdo etapë në përpunimin e MKD 2030”, u potencua ndër të tjera në fjalimin e presidentit Pendarovski.
Në konferencë të pranishëm ishin edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, ministri serb i Rinisë dhe Sportit Vanja Udoviçiq, ministrja e Rinisë dhe Sportit e Malit të Zi, Vasilije Lalosheviq, si dhe përfaqësues të organizatave rinore nga Serbia dhe Shqipëria.
Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski theksoi se me investimin te të rinjtë, investohet në të ardhmen dhe se Ballkani i Hapur ofron perspektiva dhe mundwsi tw reja.
“Të rinjtë e meritojnë të gjithë mbështetjen e institucioneve, ndërsa ne duke investuar te të rinjtë, investojmë në të ardhmen. Qëllimi është bashkëpunimi i përbashkët për suksese të mëdha të të gjithë të rinjve në rajon. Ne nuk kemi alternativë tjetër veçse të krijojmë ura që lidhin të rinjtë dhe t’ua hapim rrugën përmes së cilës ata munden të realizohen dhe të jenë ndryshimi që të gjithë e dëshirojmë”, tha Mojsovski.
Ministri serb i Rinisë dhe Sportit Vanja Udoviçiq theksoi se është i rëndësishëm misioni i Ballkanit Perëndimor kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e të rinjve, ndërsa ministri i Rinisë dhe Sportit të Malit të Zi, Vasilije Lalosheviq, konsideron se duhet t’u jepen më shumë mundësi të rinjve. Lalosheviqi theksoi se sipas hulumtimeve më të reja, 45 për qind e të rinjve në Mal të Zi duan të dalin jashtë shtetit.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisw sw Veriut, Lulzim Aliu theksoi se vendet e rajonit po përballen me një numër të madh të sfidave, por megjithatë shprehu besim se konferenca rinore do t’i arrijë qëllimet e dëshiruara ku të rinjtë do të mbështesin njëri-tjetrin, të bashkëpunojnë dhe të garojnë me konkurrencën lidhur me fushën edukativo-intelektuale.
11 Gus 2022
Të krijohen ura lidhëse për të rinjtë në Ballkan
Mbahet në Shkup, konferencën ndërkombëtare “ Të rinjtë në Ballkanin e Hapur – Mundësitë dhe Perspektivat për zhvillim të sigurtë në rajon”
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Protestë e transportuesve privatë në Shkup, kërkojnë shlyerjen e borxhit
Duke filluar nga ora 7 e mëngjesit, rreth 30 autobusë dhe qindra punëtorë të dy kompanive kanë bllokuar kryqëzimin te qendra tregtare "Mavrovasja", përkatësisht udhëkryqin në bulevardet "Goce Dellçev" dhe "Krste Petkov Misirkov".
BeH dhe Shqipëria në top 5 vendet në botë me diasporën më të madhe
Pas shpërbërjes së RSF të Jugosllavisë, në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, shumë emigruan nga vendet e Ballkanit në kërkim të një jete më të mirë. Në pjesën më të madhe, popullsia emigroi në një nga vendet më të zhvilluara të Evropës.
Artikujt në këtë kategori
Dekodimi i motiveve pas mosmarrëveshjeve shekullore Kosovë-Serbi
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por çështja e njohjes nga Serbia mbetet një çështje e diskutueshme. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa shumica e bashkësisë ndërkombëtare e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.