Tërmet i fortë tronditi BeH-në, epiqendra jo shumë larg Sarajevës.     /Foto: Reuters

Një tërmet me magnitudë 4,2 të shkallës Rihter, sipas matjeve të para, ka shqetësuar të hënën banorët e Sarajevës, kryeqytetit të Bosnjë e Hercegovinës dhe rrethinës së saj.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në orën 9:22 të mëngjesit, 17 kilometra në veri të Sarajevës, sipas të dhënave në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej gjashtë kilometrash dhe është ndier në disa qytete.

Nuk ka informacione për dëme të mundshme.

TRT Balkan / agjencitë