Tetë nxënës dhe një rojë viktimë e sulmit të armatosur në Beograd.     /Foto: MUP Srbije

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Republikës së Serbisë ka njoftuar se nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit janë vrarë tetë fëmijë dhe një rojë.

Në njoftimin e MPB-së në rrjetin social Facebook, thuhet se janë lënduar gjashtë fëmijë dhe një mësuese e shkollës, të cilët aktualisht po kujdesen në Qendrën Emergjente dhe Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirshovë.

У пуцњави која се јутрос догодила у Основној школи „Владислав Рибникар“ на Врачару убијено је осморо деце и радник...

Posted by Министарство унутрашњих послова Републике Србије on Wednesday, May 3, 2023

U theksua se në oborrin e shkollës është gjetur dhe arrestuar nxënësi i kësaj shkolle K. K. (viti 2009), i cili dyshohet se ka kryer veprën penale.

“Të gjitha forcat policore janë ende në terren dhe janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave që kanë çuar në këtë tragjedi”, tha MPB-ja e Serbisë.


TRT Balkan / agjencitë