Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën, Romeo Franz, dhe raportuesi i përhershëm për BeH dhe Kosovën, Paulo Rangel, kanë dërguar një deklaratë me rastin e kremtimit të fundit të antikushtetuese të "Ditës së Republika Sërpska", në të cilën ata kërkuan sanksione dhe pezullim të fondeve nga Bashkimi Evropian për Millorad Dodik.
Përfaqësuesit në fjalë i bënë thirrje Parlamentit Evropian të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion, përkatësisht sanksionet dhe ngrirjen e fondeve, kundër aktorëve destabilizues në vend, duke përfshirë ata që kërcënojnë rendin territorial të BeH, veçanërisht Millorad Dodik.
“Më 9 janar, udhëheqja e entitetit të RS festoi edhe një herë “Ditën e Republikës Sërpska” pavarësisht vendimeve shumëvjeçare të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës e Hercegovinës, e cila shpalli jokushtetuese festën dhe referendumin e vetëshpallur nga viti 2016. Injorimi i këtyre vendimeve është vepër penale”, thuhet në deklaratë.
Tutje, në deklartë theksohet se festimi i 9 janarit u parapri dhe u pasua nga të ashtuquajturat "akademitë ceremoniale" në Banja Lukë dhe në rrethin e Brçkos më 8 dhe 10 janar.
"Ne e konsiderojmë zgjedhjen e Sarajevës Lindore për përkujtimin e sivjetëm të 9 janarit një akt provokues shtesë dhe veçanërisht cinik. Gjithashtu, dënojmë pa rezerva pjesëmarrjen e disa ministrave serbë, kreut të Parlamentit serb dhe, për herë të parë, dy ministrave të Qeverisë teknike të Malit të Zi, në këto ngjarje të paligjshme”, thonë Franz dhe Rangel.
Sipas tyre, në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës, të cilat janë të papajtueshme me nocionet e së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit të viktimave dhe të mbijetuarve.
“Ato pengojnë të gjitha përpjekjet për pajtim dhe rrezikojnë të mbajnë ndarje të rrezikshme brenda vendin”, u theksua në një deklaratë.
Në sfondin e luftës së vazhdueshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ndarja e çmimit më të lartë të Republikës Sërpska për Vlladimir Putinin me rastin e "Ditës së Republikës Sërpska" të këtij viti, siç thuhet në deklaratë flet shumë për "ndjenjën e përkatësisë" të udhëheqjes së Republika Sërpskës dhe përbuzja e saj për vlerat themelore evropiane. Si dhe pjesëmarrja e Ujqërve të Natës në paradën e 9 janarit.
Ndryshe, shënimi i "Ditës së Republikës Sërpska" në Sarajevën Lindore, me pjesëmarrjen e njësive speciale, ndodhi përkundër reagimeve të përfaqësuesit të Lartë për BeH, Christian Schmidt.