Tirana nikoqire e forumit ndërkombëtar të turizmit “FESTA”.     /Foto: FESTA Forum

Më shumë se 300 pjesëmarrës nga 38 vende të botës nga dje deri më 5 prill në Tiranë marrin pjesën në forumin ndërkombëtar të turizmit “FESTA”.

Në këtë forum, 70 folës të ndarë në 7 panele tematike do të diskutojnë tema të rëndësishme lidhur me turizmin e qëndrueshëm dhe trendet e së ardhmes së tij, si roli i qeverive, strategjitë e zhvillimit, brandimi, profesionet dhe profilet e reja të këtij sektori. Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka bërë të ditur se në ditën e dytë në “FESTA” do të ketë panele shumë interesante të Konventës Ndërkombëtare të Turizmit “E ardhmja e turizmit të qëndrueshëm dhe mjedisor në Shqipëri”.

KONVENTA NDËRKOMBËTARE E TURIZMIT, bashkëorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit....

Posted by FESTAForum on Tuesday, April 4, 2023

Kumbaro u shpreh se, “në këtë forum marrin pjesë bashkëpunëtorë nga 38 vende të botës dhe me pjesëmarrjen e veçantë të zv/presidentit Ekzekutiv të Komisionit Europian Frans Timmermans, njëherazi lideri i Agjendës së Gjelbër në BE, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të UNWTO Zurab Pololikashvili, si mesazhi më i qartë në mbështetje të modelit tonë për zhvillim të turizmit në harmoni me mjedisin”.


TRT Balkan / agjencitë