Tiranë, policia shpëton dy turistë gjermanë që ishin bllokuar në mal

Tiranë, policia shpëton dy turistë gjermanë që ishin bllokuar në mal

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, bëhet me dije se operacioni i kërkim-shpëtimit ka zgjatur 5-orë.
Tiranë, policia shpëton 2 turistë gjermanë që ishin bllokuar në mal       / Foto: Policia e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë njoftoi sot se ka ndihmuar 2 turistë gjermanë që ishin bllokuar në zonën e Krrabës, te “Syri i Ciklopit”.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, bëhet me dije se operacioni i kërkim-shpëtimit ka zgjatur 5-orë, gjatë të cilave u bë e mundur që turistet nga Gjermania të shpëtohenin.

“Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se 2 turiste gjermane kishin mbetur të bllokuara në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 2 turisteve gjermane, 28 vjeçe dhe 31 vjeçe, të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore”, bën të ditur Policia e Tiranës.

Policia e Tiranës njoftoi se është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve.

TRT Balkan / agjencitë