Tiranë, Zelensky do të marrë pjesë në Samitin e Paqes më 28 shkurt. / Foto: ATSH

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë për herë të parë, më 28 shkurt, Shqipërinë, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë që prej shkurtit 2022.

Tirana do të jetë mikpritëse e një samiti për Paqen, ku pa dyshim fokusi do të vendoset te lufta, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe vetë Zelensky.

Burime nga mediet bëjnë me dije se samiti i Paqes në Tiranë do të mbahet më datë 28 shkurt.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Shkupi samitin dhe vizitën e Zelenskyt në Tiranë.

Një ditë më pas, më 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, si edhe zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

TRT Balkan / agjencitë