Prezenca e qenve endacakë nëpër rrugët e kryqendrave të Ballkanit Perëndimor paraqet sfidë në vete. Administratat e qyteteve në vazhdimësi ballafaqohen me reagimet e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. Raportet nga sulmet e qenve endacakë pothuajse janë të përditshme. Mes tyre nuk mungojnë as fëmijët.
Disa prej kryeqyteteve në Ballkan, prej vitesh kanë ndërmarrë hapa serioze për trajtimin e qenve endacakë. Kryesisht trajtimi i qenve endacakë bëhet në bazë të parimit kap, sterilizo, lësho. Analiza në vazhdim e TRT Balkan, ju njofton çfarë kapacitetesh kanë administratat e qyteteve dhe si trajtohen qentë endacak në rajon.
Tirana me Klinikë Veterinare
Me qëllim trajtimin e qenve të rrugës më vitin 2016 në Tiranë u inaugurua Klinika Veterinare, e cila ka për mision vaksinimin (sterilizimin) e qenve endacakë. Mundësitë kësaj klinke janë sterlizimi i 15 qenve në ditë. Përmes themelimit të kësaj klinike Bashkia e Tiranës, synoi arritjen një zgjidhje afatgjate të problemet me qentë e pastrehë. Por, themelimi i një sektori të tillë nuk mjaftoi që në Tiranë të zgjidhjet problemi me qentë endacak. Rrugëve të kryeqytetit mund të shihen tufa qenësh, të cilët janë jo çdoherë janë të qetë dhe miqësor.
Llajka, shtëpia e qenve endacakë në Shkup
Ndërmarrja Publike “Llajka” - Shkup është ndërmarrje e re publike e themeluar nga Qyteti i Shkupit, në vitin 2019 që kryen aktivitete me interes të veçantë për trajtimin human të qenve të pastrehë dhe vendosjen e sistemit për kontrollin e popullatës së qenve. Në kuadër të kësaj ndërmarrjeje funksionin edhe stacionari me kapacitet për rreth 100 qenë.
Qindra qytetarë në Shkup janë cak i sulmeve të qenve endacakë. Një pjesë e tyre ndjekin edhe rrugën ligjore për dëmshpërblim. Në adresë të Qytetit të Shkupiт viteve të kaluara janë parashtruar qindra padi. Si pasojë sulmeve nga qentë e pastrehë nga arka e qyteti janë paguar dhjetëra mija euro.
Prishtinë, filloi ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve
Prej vitesh qytetarët e Prishtinës ankohen për prezencën e madhe të qenve të rrugës. Sulmet e tyre janë pothuajse janë të vazhdueshme. Nga sulmet e tyre pësojnë si të rriturit, ashtu edhe fëmijët. Prezenca e tyre është gjithandej rrugëve të Prishtinës. Javë më parë viktimë e një sulmi të tillë ishte një vajzë katër vjeçare.
Ndërkohë, ditë parë kryetari i Prishtinës, Përarim Rama, njoftoi se kanë filluar punimet për ndërtimin e Qendrës për Trajtimin e Kafshëve. Qendra e re është duke e ndërtuar në Hajvali, dhe kapacitet i saj do të jetë për trajtimin e 40 qenve në ditë. Kryetari Rama, ju ka bërë thirrje që investime të këtij lloji të bëjnë edhe komunat tjera me qëllim ngritjen e sigurisë së qytetarëve.
Ndërmarrjet komunale përgjegjëse për Sarajevë dhe Podgoricë
Ndërmarrja komunale “Rad” në Sarajevë është përgjegjëse për trajtimin e qenve endacakë nëpër rrugët e kryeqytetit të Bosnjë e Hercegovinës. Prezenca e qenve të pastrehë siç raportojnë mediat nga BeH është shtuar në Sarajevë. Edhe organizatat joqeveritare si Dogs Trust nga afër i përcjell zhvillimet rreth qenve endacakë në BeH. Sipas tyre problemi me qentë endacakë është aktualizuar nga paraqitja e strehimoreve të paregjistruara.
Ndryshe, BeH ekziston regjistri shtetërore i kafshëve.
Ngjashëm edhe në qytetin e Podogoricës, në Mal të Zi, përgjegjëse për trajtimin e qenve endacakë është Ndërmarrja Publike “Çistoça”, në kuadër të së cilës funksionon strehimorja me kapacitet prej 164 boksave për qentë e rrugës.
27 Tet 2022
Trajtimi i qenve endacakë: Me çfarë kapacitetesh disponon rajoni
Prej problemeve të përbashkëta që i kanë kryeqendrat e Ballkanit Perëndimor është prezenca e qenve endacakë, mirëpo kapacitet e tyre për trajtimin e këtij problemi janë të ndryshme.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Kriptovalutat, korniza ligjore dhe pesha mbi krizën energjetike në Ballkan
Kosova dhe Maqedonia e Veriut paralajmërojnë rregullimin me ligj të veprimtarisë së kriptovalutave, ndërsa ligji prej dy vjetësh në Shqipëri nuk po gjen zbatim maksimal. Ndërkohë gërmimi i kriptovalutave po rëndon krizën energjetike.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore