Trashëgimitë materiale të UNESCO-s në Ballkan / Photo: AA

Vazhdojnë shqetësimet se Liqeni i Ohrit rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

UNESCO-ja para dy vitesh kërkoi nga institucionet e Maqedonisë së Veriut që më së voni në shkurt të vitit 2023 të hartonin dokumente me strategji dhe plan për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

Mirëpo, deri tani ende nuk është parë ndonjë dokument me plan për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s.

Ndër vërejtjet themelore të raportit të UNESCO-s janë legalizimi, gjegjësisht rrënimi i objekteve të paligjshme.

Në sesionin e 44-të të UNESCO-s në vitin 2021, disa vende lobuan dhe kërkuan që Maqedonisë t'i jepet një mundësi tjetër që Liqeni i Ohrit të mbetet trashëgimi botërore, por me kusht që Maqedonia të dëshmojë me veprim se ka vullnet për të përmirësuar aksesin në mbrojtje dhe menaxhimin e këtij rajoni si trashëgimi botërore.

Pjesa e liqenit të Maqedonisë së Veriut është pranuar në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1979, fillimisht si pasuri natyrore, dhe një vit më vonë si pasuri natyrore dhe kulturore.

Liqeni i Ohrit është listuar si një ndër 3 liqenet më të vjetra në botë, ku kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin, vlerat e shumta arkeologjike kanë bërë që sipas specialistëve ai të klasifikohet si një pasuri natyrore dhe kulturore. Në bregun e liqenit shtrihen tri qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

Përveç Liqenit të Ohrit, Maqedonia e Veriut në vitin 2021 ka fituar edhe një zonë të re të njohur nga UNESCO-ja si pasuri botërore natyrore, edhe atë pyjet e ahut të Përroit të Thellë si pjesë e Parkut Kombëtar Mavrova.

Këto pyje të ahut karakterizohen me procese natyrore që janë thuajse të paprekura nga njeriu në 100 vitet e fundit.

Në vazhdim TRT Balkan ju sjell listën e trashëgimive materiale të shteteve të rajonit nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Trashëgimitë materiale të vendeve të rajonit në UNESCO

Për dallim nga Maqedonia e Veriut shtetet e tjera të rajonit qëndrojnë më mirë sa u përket trashëgimive materiale të mbrojtura nga UNESCO-ja.

Ka disa monumente mesjetare ose trashëgimi kulturore që UNESCO-ja i njeh si të përbashkëta nga dy shtete të ndryshme.

Serbia disa trashëgimi materiale në listën e UNESCO-s, siç janë: Monumentet mesjetare në Stari Ras dhe Sopçani, Manastiri i Studenicës, Kompleksi përkujtimor i Gamzigrad-Romuliana dhe Pallati i Galerius.

Nga ana tjetër, Shqipëria si trashëgimi materiale në UNESCO-s, përveç Liqenin e Ohrit, i ka edhe Parkun Kombëtar të Butrintit, Qendrat Historike të Gjirokastrës dhe Beratit dhe “Pyjet e Rrajcës dhe Lumi i Gashit”.

Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi gjithashtu kanë nga katër trashëgimi materiale kulturore në listën e UNESCO-s.

Në Bosnjë mund të vizitohen: Zona e Urës së Vjetër të Qytetit të Vjetër të Mostarit, Pyjet e lashta dhe primare të ahut të Karpateve dhe rajoneve të tjera të Evropës, Ura Mehmed Pashë Sokoloviq në Vishegrad dhe Varrezat mesjetare të varrit të Stećcit.

Ndërsa Mali i Zi ka Rajonin Natyror dhe Kulturoro-Historik të Kotorrit, Parkun Kombëtar Durmitor, Varrezat mesjetare të varrit të Stećcit, dhe Veprat e mbrojtjes veneciane midis shekujve XVI dhe XVII.




TRT Balkan