Dhe tre shtetasit e fundit të Maqedonisë së Veriut, një nënë me dy fëmijë, që më parë kishin qëndruar në Gaza me zgjedhjen e tyre, me kërkesën e tyre, tashmë janë evakuuar prej andej gjatë 24 orëve të fundit. Pas strehimit të përkohshëm në Kajro, familja do të dërgohet në shtëpi, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
Sipas MPJ-së, me rastin e fundit është rrumbullakësuar numri i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që kanë kontaktuar përfaqësitë diplomatike konsullore në Kajro dhe Tel Aviv me qëllim të ofrimit të ndihmës për evakuim.
“Edhe një herë falënderojmë zyrën e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) për ndihmën e dhënë në transferimin e qytetarëve tanë nga kryeqyteti i Egjiptit, Kajro në Shkup, thuhet në njoftimin e sotëm të MPJ-së. Ndryshe, nga fillimi i luftës në Gaza, pesë qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas palestinez, grua dhe nënë e dy fëmijëve me nënshtetësi të RMV-së, janë evakuuar të sigurt përmes pikës kufitare Rafah.