TRT Balkan dy vjet me ju       / Foto: TRT BALKAN

Platforma digjitale e informacionit ballkanik TRT Balkan shënon dy vjet nga raportimi objektiv gazetaresk, me punë të saktë, në kohë dhe të përkushtuar në vendet e rajonit.

TRT Balkan, një projekt në kuadër të Radio Televizionit Turk (TRT), monitoron dhe informon publikun për ngjarjet më të rëndësishme, aktuale rajonale dhe botërore dhe sjell histori nga këndvështrime që ofrojnë një perspektivë të re.

Bëhet fjalë për ngjarje që lënë gjurmë në histori dhe me gjurmë nisin rrëfime që bëhen përditshmëri.

Nga terreni, ne sjellim histori rajonale dhe botërore me vetëm një klikim, duke riformuar përvojat e audiencës dhe duke digjitalizuar fjalën në tre kanalet e TRT Balkan, në gjuhët BHSC, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, në të gjitha formatet e disponueshme në platforma të ndryshme digjitale.

Transmetimi shumëgjuhësh është veçoria më e rëndësishme që e ndan TRT Balkan nga institucionet e tjera mediatike, duke mundësuar që çështjet lokale të sillen në nivel global, ndërsa njëkohësisht përcjell në mënyrë korrekte dhe të thjeshtë temat globale te popullata vendase.

Kështu e fituam besimin. Me një numër të madh ndjekësish dhe reagimesh të reja, platforma jonë është kthyer në një mjedis të gjallë aktivizimi dhe lidhjeje.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, TRT Balkan ka fituar më shumë se 600 mijë ndjekës të rinj. Përmbajtja u shikua pothuajse gjysmë miliardë herë, gjë që shkaktoi më shumë se 15 milionë reagime. Mbështetja e audiencës frymëzoi anëtarët punëtorë të ekipit të TRT Balkan për të punuar edhe më me vendosmëri.

Duke qenë se TRT Balkan pa hezitim prezanton problemet e të gjithë popujve që jetojnë në rajon, ne raportuam për politikën, ekonominë, kulturën, mjedisin, sollëm histori të jetës së individëve dhe bëmë intervista ekskluzive - për të kuptuar kush, kur, ku dhe pse dhe për të parë pamjen më të gjerë.

TRT Balkan