Shefi i Kryesisë së Komunikimeve Fahrettin Altun      Foto: TRT Balkan

TRT ka shtuar një platformë të re transmetimeve të saj në gjuhë të huaja. Prezantimi i platformës së re digjitale TRT Balkan, me synimin për të mbuluar çështjet që kanë të bëjnë me popullin e Ballkanit dhe rajonin në shkallë globale, u bë në Ankara të Türkiye-s.

TRT e cila me platformat e saj ndërkombëtare të transmetimit synon që zerin e Türkiye-s ta përçoj në botë, pas TRT World, TRT Arabi, TRT Russian, TRT Deutsch dhe TRT Français që filloi transmetimet muajin e kaluar, lançoi TRT Balkan.

Prezantimi i TRT Balkan që do të transmetojë në shqip, maqedonisht dhe BHS (boshnjakisht, kroatisht, serbisht), u bë nën mikpritjen e Drejtorit Gjeneral të TRT-së Mehmet Zahid Sobacı, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Popullore të Türkiye-s (TBMM), Mustafa Şentop, shefit të Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiye-s, Kryetarit të Bordit Drejtues të TRT-së, Ahmet Albayrak, menaxhmenti i TRT-së, përfaqësues të misioneve të huaja në vend dhe gazetarëve në Ankara.

Në aktivitet u theksua se TRT Balkan synon një audiencë prej mbi 30 milionë njerëz që i njohin gjuhët rajonale, duke u nënvizuar vizioni ndërkombëtar i TRT-së, ku u theksua qëllimi i saj për t'u bërë një burim kryesor i lajmeve digjitale në bazë rajonale.

Sobacı: “TRT Balkan do të bëhet një zë që aktivizon ndërgjegjen për popullin”

Drejtori Gjeneral i TRT-së Mehmet Zahid Sobacı, i cili mbajti fjalim në hapjen e ceremonisë, theksoi se do të jetë një burim i gazetarisë pjesëmarrëse, të paanshme dhe shumëzëshme, “TRT Balkan do të kontribuojë në bashkimin e identiteteve dhe kulturave të ndryshme me vlera të përbashkëta morale dhe ndërgjegjeje duke ndarë me publikun diskurset që integrohen me ndërgjegjen e njerëzimit. Në Ballkanin ku kanë ndodhur luftërat dhe përleshjet e përgjakshme; do të ecë përpara për t'u bërë një zë që aktivizon ndërgjegjen për komunitetin ndërkombëtar dhe lokal”.

Drejtori Gjeneral i TRT-së Sobacı duke shprehur kënaqësinë të shtojnë TRT Balkan në mesin e platformave të tyre, të cilat i realizojnë në gjuhë të ndryshme në shumë rajone të botës, tha se “E dimë që konkurrenca mediatike në Ballkan është në një strukturë tejet e ndërlikuar. Për më tepër, ka një terren ku ndihen qartë aktivitetet e propagandës njollosëse dhe elementë të paligjshëm si organizata e përgjakshme terroriste FETO po përpiqen të krijojnë një sferë ndikimi. Në rajonin ku media të caktuar prodhojnë lajme dhe përmbajtje të njëanshme dhe përpiqen të ndikojnë te njerëzit e rajonit me dezinformata, ne e kundërshtojmë këtë rend duke krijuar njëkohësisht një platformë lajmesh digjitale shumëgjuhëshe.”

Drejtori Gjeneral i TRT-së Mehmet Zahid Sobacı     Foto: TRT Balkan

Altun: “TRT Balkan do të jete zëri i fuqishëm i rajonit të Ballkanit”

Shefi i Kryesisë së Komunikimeve Fahrettin Altun, uroi TRT Balkan-it një jetë të gjatë dhe suksesshme transmetimi. “Besoj se TRT Balkan nën udhëheqjen e presidentit tonë do të luajë një rol të rëndësishëm në luftën e vendit tonë për drejtësi që e udhëheq në arenën ndërkombëtar dhe do të jetë një nga elementët bartëse të kësaj lufte për drejtësi në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu besoj se TRT Balkan do të jetë zëri i fuqishëm i rajonit të Ballkanit në arenën ndërkombëtare”.

Altun theksoi se TRT Balkan do të përcjellë realitetet e rajonit në të gjithë botën përmes gojës dhe syve të aktorëve rajonalë e jo të fuqive të jashtme. “TRT Balkan do të pasqyrojë pasurinë kulturore, etnike dhe fetare të rajonit. Me fokusin e saj tek njeriu, TRT Balkan do të kontribuojë në paqen rajonale dhe globale. Sigurisht që TRT Balkan do të përcjellë edhe pikëpamjet e vendit tonë dhe përpjekjen për të vërtetën në rajonin e Ballkanit në mënyrë më të drejtë”.

Şentop: “I uroj TRT Balkan-it një jetë të gjatë, produktiv dhe të pandërprerë”

Kryetari i TBMM-së, Mustafa Şentop, i cili mori pjesë në ceremoni, tha se ideali më i lartë për ta është që ta çojnë në të ardhmen trashëgiminë e tyre të përbashkët me Ballkanin, përmes medias dhe edukimit. “Do të forcojmë të gjitha lidhjet tona me vëllezërit tanë turq dhe muslimanë në Ballkan, falë institucioneve tona arsimore dhe TRT Balkan”, tha ai.

Şentop shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që e përgatitën TRT Balkan për transmetim, veçanërisht Drejtorin e Gjeneral të TRT-së Mehmet Zahid Sobacı. “Përgëzoj komunitetin e TRT-së për ofrimin e saktë, të shpejtë dhe të paanshëm të ngjarjeve që ndodhin në botë dhe në vendin tonë dhe uroj që të vazhdojnë punën e tyre në të njëjtën mënyrë. Besoj se të gjitha programet e planifikuara do të gëzojnë njerëzit e mirë të Anadollit dhe Rumelisë. I uroj TRT Balkan-it një jetë të gjatë, produktiv dhe të pandërprerë”, theksoi ai.

Kryetari i TBMM-së, Mustafa Şentop     Foto: TRT Balkan

Tanrıverdi: “Me TRT Balkan do ta përjetojmë sërish fuqinë bashkuese të kulturës së bashku”

Ndihmësdrejtori Gjeneral i TRT-së përgjegjës nga transmetimet ndërkombëtare, Ömer Faruk Tanrıverdi theksoi se TRT Balkan është një element bashkues. “Me lançimin e TRT Balkan, anëtarit të fundit të familjes TRT-së, synojmë të arrijmë deri tek një audiencë prej më shumë se 30 milionësh. Ne dolëm në këtë rrugëtim me synimin për të paraqitur përmbajtje unike për rajonin e Ballkanit, me të cilën kemi lidhje historike shumë të forta dhe të rrënjosura, si dhe për të forcuar shkëmbimin e vazhdueshëm kulturor midis Türkiye-s dhe rajonit të Ballkanit dhe për të prezantuar njerëzit e rajonit jo vetëm ndaj njëri-tjetrit por edhe ndaj botës. Reagimet pozitive që morëm në lidhje me platformat tona të tjera digjitale na treguan edhe një herë se jemi në rrugën e duhur. Jemi të sigurt se me TRT Balkan do ta përjetojmë sërish fuqinë bashkuese të kulturës së bashku”, tha ai.

TRT Balkan