Kanali digjital i Radio Televizionit Turk, TRT Ballkan, është vlerësuar nga Ministria e Ekonomisë e Maqedonisë së Veriut për promovimin e Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Ekonomisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti në Shkup manifestim me rastin e Ditës Botërore të Turizmit – 27 Shtatorin, me ç’rast u ndau mirënjohje pjesëmarrësve në procesin e turizmit dhe mikpritjes për vitin 2023.
Kanali digjital TRT Ballkan mori mirënjohje për promovimin e Maqedonisë së Veriut për videon që publikoi në platformat e tij digjitale. Videoja nxjerr në pah atraksionet historike, natyrore, kulturore dhe turistike të vendit.
Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë Razmena Çekoviq-Duroviq ia dorëzoi çmimin drejtorit të platformave ndërkombëtare për lajme digjitale të TRT-së, Banu Özbek-Acar.
Në këtë ngjarje fjalën kishin sekretarja shtetërore Çekoviq-Duroviq dhe drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit, Lupço Janevski, ndërsa morën pjesë përfaqësues të sektorit të turizmit e të hotelerisë dhe mysafirë të tjerë të ftuar.