Republika e Türkiye-s është një nga partnere më të rëndësishëm të vendeve të Ballkanit dhe nga vizita e ardhshme e presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci që fillon nesër, priten zhvillime shtesë në bashkëpunimin e mirë të këtyre vendeve në kuptimin politik dhe ekonomik.
Krahas lidhjeve të forta historike-kulturore, në këtë pjesë të botës gjatë viteve të kaluara, Türkiye ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e paqes së përhershme dhe të qëndrueshme, si dhe në dialogun në drejtim të qetësimit të tensioneve të caktuara politike.
Përmes takimeve trepalëshe, me ndërmjetësimin e Türkiye-s, është përmirësuar bashkëpunimi në shumë fusha socio-politike ndërmjet Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, si dhe Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Po ashtu, Türkiye është një partner dhe investitor i rëndësishëm ekonomik në Ballkan, gjë që reflektohet edhe në mijëra vende pune të hapura përmes zyrave përfaqësuese të këtij vendi, si dhe kompanive turke që operojnë në zonën nga Maqedonia e Veriut, përmes Kosovës dhe Malit të Zi, në Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.
Në periudhën e kaluar janë nënshkruar shumë marrëveshje për shkëmbimin tregtar, ku Türkiye u ka dhënë kushte veçanërisht të favorshme kompanive nga vendeve të Ballkanit, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës në kompanitë me seli në vendet e këtij rajoni.
Republika e Türkiye-s, përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Ndërkombëtar (TIKA), financoi restaurimin, ndër të tjera, të shumë ndërtesave kulturore dhe historike, kryesisht në Bosnje e Hercegovinë, por gjithashtu stimuloi prodhimin dhe ndihmoi fillimin e biznesit në shumë vende të Ballkanit.
Qytetet dhe komunat e Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Kroacisë, si dhe Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë vëllazëruar me ato turke, me të cilat arrijnë bashkëpunim të suksesshëm në nivel lokal në të gjitha fushat e jetës dhe resurseve.
Bashkëpunimi i madh mes Türkiye-s dhe vendeve të Ballkanit arrihet edhe përmes sportit. Tradicionalisht, një numër i madh futbollistësh, basketbollistësh dhe sportistësh të tjerë e ndërtojnë karrierën e tyre në vend në dy kontinente dhe infrastruktura sportive turke është një nga më të mirat në botë.
Türkiye dhe BeH gjithmonë krah për krah
Presidenti Erdoğan do të nisë vizitën e tij treditore në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të mbërrijë të martën më 6 shtator dhe ku do të takohet me kreun e shtetit të këtij vendi, i cili është në krizë të thellë politike vitet e fundit.
Türkiye dhe Bosnja e Hercegovina kanë lidhje të forta dhe vërtet miqësore. Të dy vendet vendosën marrëdhënie zyrtare diplomatike më 29 gusht 1992.
"Paqja dhe stabiliteti i rajonit dhe i Evropës janë të lidhura drejtpërdrejt me paqen dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës. Është e rëndësishme të fokusohemi në ruajtjen e strukturës sociale multietnike, multikulturore dhe multifetare të Bosnjë e Hercegovinës dhe rritjen e zhvillimit dhe mirëqenien e Bosnjës e Hercegovinës”, thuhej ditë më parë në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiye-s me rastin e shënimit të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Bosnjë-Hercegovinën.
Türkiye është gjithashtu një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Bosnjë e Hercegovinës.
Krah për krah, Bosnja e Hercegovina dhe Türkiye ishin në momentet më të vështira historike. Pasi Türkiye dha një ndihmë të madhe në rindërtimin e Bosnjë e Hercegovinës pas luftës në fund të shekullit të kaluar, BeH ishte vendi i parë që mbështeti qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Türkiye natën e 15 korrikut 2016, kur në këtë vend, me vullnetin dhe guximin e popullit të saj, demokracia u mbrojt nga ushtria dhe lidershipi, pra kur u prish tentativa për grusht shtet nga organizata terroriste FETO.
Shumë kompani nga Türkiye operojnë në Bosnje e Hercegovinë për shumë vite. Në BeH u hapën shumë institucione arsimore dhe kulturore turke, si Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës (IUS), shkollat Maarif dhe Instituti "Yunus Emre", të cilat janë të pranishme në vende të tjera të rajonit, por edhe më gjerë.
Marrëdhëniet me Serbinë janë më të mirat në histori
Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Ballkani, Türkiye më 7 shtator do të udhëtojë për në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, ku do të bisedojë edhe me zyrtarë të këtij vendi.
Marrëdhëniet zyrtare diplomatike midis Türkiye dhe Serbisë u vendosën në vitin 1879. Me rastin e jubileut të 140-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Türkiye-n në vitin 2019, në Serbi u emetua një pullë postare speciale.
Turkiye është një investitor i rëndësishëm edhe në Serbi. Shembujt më të fundit janë hapja e fabrikave prodhuese të kompanive të suksesshme turke, përkatësisht në jug të Serbisë, në zonat më pak të zhvilluara të këtij vendi, gjë që ka kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve gjithnjë e më të mëdha ndërmjet këtyre vendeve.
“Marrëdhëniet mes Türkiye-s dhe Serbisë janë më të mirat në histori dhe ne do të përpiqemi t'i përmirësojmë edhe më shumë në periudhën e ardhshme”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një prej vizitave të tij të fundit në Republikën e Türkiye.
Bashkëpunim gjithnjë e më gjithëpërfshirës me Kroacinë
Presidenti i Republikës së Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, më 8 shtator të këtij viti do ta përfundojë turneun e tij të ardhshëm minidiplomatik në Ballkan me një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Presidenti turk do të jetë në Kroaci, vend me të cilin Türkiye ka lidhje miqësore prej tre dekadash, me ftesë të presidentit kroat Zoran Milanoviç.
Gjatë vizitës, Erdoğan përveç Milanoviqit do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Goran Jandrokoviq dhe kryeministrin e Republikës së Kroacisë Andrej Plenkoviq, me të cilët do të udhëtojë më pas në Sisak, një qytet me pak më shumë se 40 mijë banorë i cili ndodhet në juglindje të kryeqytetit Zagreb, ku do të hapë zyrtarisht një qendër kulturore islame që përfshin një xhami.
Vitet e fundit, Türkiye dhe Kroacia kanë shënuar një bashkëpunim gjithnjë e më gjithëpërfshirës politik dhe ekonomik, por edhe në fushën e kinematografisë, muzikës, letërsisë dhe gastronomisë.
Vizita e dytë në Ballkan
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, për herë të dytë do qëndrojë në rajonin e Ballkanit gjatë këtij viti. Në javën e parë të janarit presidenti Erdoğan, qëndroi për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave të ndërtuara nga vendi i tij në qytetin e Laçit për të dëmtuarit nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri, tha se me këtë projekt, u kurorëzua miqësia midis dy vendeve.
“Gëzimi i Shqipërisë është edhe gëzim i yni, dhe shqetësimi i saj është edhe shqetësim i ynë”, theksoi presidenti turk Erdoğan.
Ndryshe, investimet e Türkiye-s në Shqipëri janë prezente në shumë fusha përfshirë shëndetësinë dhe ushtrinë.
5 Sht 2022
Türkiye është një nga partnerët më të rëndësishëm të vendeve të Ballkanit
Vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan fillon nesër (6 shtator) nga Bosnje e Hercegovina, pastaj vazhdon në Serbi dhe Kroaci.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
BeH dhe Shqipëria në top 5 vendet në botë me diasporën më të madhe
Pas shpërbërjes së RSF të Jugosllavisë, në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, shumë emigruan nga vendet e Ballkanit në kërkim të një jete më të mirë. Në pjesën më të madhe, popullsia emigroi në një nga vendet më të zhvilluara të Evropës.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore