Ura mbi lumin Buna mori pëlqimin e Kuvendit të Shqipërisë.     /Foto: ATA

Ura ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi lumin Buna mori pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Projektligji i diskutuar në muajin prill sot u ratifikua me shumicë votash.

“Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Boiana”, u miratua me 97 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, njoftuan nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Ndërtimi i urës mbi lumin Bunë do të shkurtojë në 300 metra distancën mes Velipojës e Ulqinit, nga 73 kilometra që është aktualisht.

Parashikimet janë se me ndërtimin e kësaj ure të krijohet jo vetëm një sinergji mes dy shteteve, por të rritet edhe turizmi.


TRT Balkan