Ushqim falas për nxënësit e arsimit bazë në shkollat publike të Tiranës.         Foto: AA

Në kuadër të Programit të Kujdesit Social, Bashkia e Tiranës vijon të jetë pranë fëmijëve dhe familjeve në nevojë, duke zbatuar projekte konkrete që synojnë rritjen e cilësisë së edukimit dhe mirëqenies.

Një prej këtyre iniciativave është edhe nisma e kryebashkiakut Erion Veliaj për kompensimin ushqimor për nxënësit që ndjekin arsimin bazë në shkollat publike.

“Për sa i përket projektit ‘Ushqimi në shkolla’, parashikohet shpërndarja e një pakete ushqimore falas për nxënësit e 9-vjeçares. Sot kemi bërë një revolucion për dietën e vogëlushëve tanë në kopshte. Të njëjtën gjë duam ta bëjmë edhe për ata të 9-vjeçares”, theksoi Veliaj.

Nga shtatori i vitit 2025, nisma e kryebashkiakut Veliaj për kompensimin ushqimor për nxënësit do të zbatohet në të gjitha shkollat publike të Tiranës. Kjo sjell përfitime të shumta, duke garantuar ushqyerje më të mirë, lehtësuar barrën financiare për familjet në nevojë dhe nxitur angazhimin e nxënësve në aktivitete pas mësimit. Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke treguar përkushtimin e Bashkisë ndaj së ardhmes së qytetit.

TRT Balkan / agjencitë