Viti 2023 me rënie historike të lindshmërisë në Kroaci. / Foto: AA Archive

Në Kroaci vitin e kaluar kanë lindur më pak fëmijë që nga matjet statistikore dhe ka pasur më shumë martesa, por edhe më pak vdekje, gjë që ka përmirësuar disi pasqyrën negative të shtimit natyror, tregojnë të dhënat e përkohshme nga Enti Shtetëror i Statistikave (SSO).

Në vitin 2023 ka pasur 32.047 lindje të gjalla, ose gati 2.000 më pak se në vitin 2022, kur kishte 34.027 lindje të gjalla, duke vijuar kështu trendin e rënies së ndjeshme të numrit të lindjeve të gjalla.

Për shembull, në vitin 2000, lindën 43.746 fëmijë.

"Për shkak të numrit dukshëm më të ulët të fëmijëve të lindur, trendi i zvogëlimit të rritjes natyrore të popullsisë është ende jashtëzakonisht i pafavorshëm," tha në një intervistë për Hina, Dubravka Rogić-Hadžalić, drejtuese e Departamentit të Kërkimeve Sociale në ZSHS.

Një rënie të ndjeshme të numrit të lindjeve të gjalla tregojnë edhe të dhënat krahasuese me vitet e mëparshme, kur në vitin 2022 kishte pothuajse 10 mijë lindje të gjalla më pak se në vitin 2000. Numri i lindjeve të gjalla në vitin 2005 ra në 42,492, dhe pas rritjes në 43.361 të lindur në vitin 2010, ai ra ndjeshëm në vitin 2015 në 37.503 dhe më tej në vitin 2020 në 35.845 lindje.

TRT Balkan / agjencitë