Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian nuk do të dorëzohet dhe qëndron i bashkuar në luftën ndaj krizës energjetike.
Në një konferencë të përbashkët për mediet me presidenten Vjosa Osmani, në Prishtinë, Von der Leyen tha se “Bashkimi Evropian asnjëherë nuk do të dorëzohet, jemi këtu së bashku, sepse jemi një bashkim energjetik”.
“Jemi krah për krah me ju, me unitet dhe solidaritet do ta trajtojmë këtë krizë. Për ju është me rëndësi të keni qasje në blerje të gazit, duhet t’i bashkoheni edhe përpjekjeve për blerje të gazit, do të përfitoni edhe nga propozimet dhe diskutimet ligjore që i kemi në BE lidhur me tavanin për çmime të gazit. Po përpiqemi që te çmimet të mos shkojnë shumë larg, meqë jemi një union energjetik dhe ju do të përfitoni nga kjo”, u shpreh ajo.
Presidentja e KE-së tha se “ne do t’ju japim një grant prej 75 milionë euro për të mbështetur menjëherë bizneset dhe ekonomitë familjare të cenueshme”.
Von der Leyen nënvizoi se Kosova do të përfitojë edhe nga ndihma e BE-së për rajonin nga shuma prej 500 milionë euro.
Ajo gjithashtu përsëriti qëndrimin e Komisionit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Kosova i meriton vizat, i keni përmbushur të gjitha standardet. Tani kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar të gjitha, detyra jonë është të bindim tërë Këshillin Evropian, shumica janë në anën tuaj. Kërkohen shumë përpjekje diplomatike dhe sqarime, mund të llogarisni tek ne në Komision, sepse ne do të bëjmë çdo gjë që t’ju ndihmojmë në këtë drejtim”, tha ajo.
Ndryshe, ajo ka deklaruar se Evropa nuk është e plotë pa Kosovën.
27 Tet 2022
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gratë serbe që jetojnë në Kosovë, marshojnë për paqe në Mitrovicë të Veriut
Ish-këshilltarja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Gordana Saviq, njëherësh edhe infermiere, tha se gratë nga veriu i Kosovës janë mbledhur për të thënë se nuk do ta vuajnë më terrorin e kryeministrit kosovar, Albin Kurti
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore