Vuçeviq: Ushtria serbe në Kosovës, nëse urdhëron presidenti Vuçiq. / Foto: AA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha sot se Forcat e Armatosura të Serbisë nuk kanë hyrë në territorin e Kosovës. Por, ai theksoi se nëse Ushtria e Serbisë merr një urdhër nga presidenti i Serbisë, si Komandat Suprem, që njësitë e saj të hyjnë në territorin e Kosovës si pjesë të Serbi, Ushtria e Serbisë një detyrë të tillë do ta përmbushë me efikasitet, profesionalisht dhe me sukses.

“Edhe atëherë paraprakisht do ta paralajmëronim njësitin, respektivisht komandën e KFOR-it. Askujt nuk do t’i punojmë pas shpine, duke i respektuar normat e së drejtës së luftës. Deri më sot nuk kemi qenë të detyruar të sjellim një vendim të tillë”, tha ministri Vuçeviq.

Ai theksoi se një prani më e madhe e forcave të NATO-s në Kosovë do të përmirësonte sigurinë e serbëve vendas”.

Më 24 shtator, një përleshje shpërtheu në fshatin Banjska në veri të Kosovës, afër kufirit me Serbinë, kur një grup serbësh të armatosur bllokuan një urë me dy kamionë. Një shkëmbim zjarri shpërtheu pasi grupi hapi zjarr ndaj policisë, duke lënë të vdekur një polic dhe një tjetër të plagosur.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nëpërmjet një shkrimi në plaftormën X, fajësoi Serbinë për planet për aneksimin e territoreve veriore të vendit.

“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupat”, tha Kurti në X.

Kosova të dielën postoi pamjet dhe fotot që tregojnë grupin e armatosur të trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe.

TRT Balkan / agjencitë