Vuçiq: Jam i shqetësuar për Kosovën, Kurti po provokon konflikte.    / Foto: AA

Presidenti i Serbisë deklaroi sot se është shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, veçanërisht në veri, dhe theksoi se gjatë takimit të sotëm, ai e ka përcjellë tek i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, se shqetësimi i tij buron nga nevoja e Albin Kurtit për të shkaktuar incidente dhe për të provokuar konflikte.

“Ai pasioni i jashtëzakonshëm me të cilin (Kurti) dëshiron të fillojë një lloj lufte, një konflikt në të cilin ai do të ishte një hero i madh shqiptar”, tha Vuçiq në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se gjëja e fundit që bëri Kurti me shpronësimin e tokës është në kundërshtim edhe me rregulloren e Prishtinës.

TRT Balkan / agjencitë