Vuçiq: Marrëdhënie të mira me Azerbejxhanin, progresi i tyre është i madh.     Foto: Aleksandar Vuçiq/Facebook

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po zhvillon vizitë zyrtare në Baku të Azerbejxhanit, ku u prit nga krerët më të lartë shtetërorë. Pas takimit me homologun azer Ilham Aliyev, Vuçiq tha se i është mirënjohës Azerbejxhanit për marrëdhëniet korrekte mes dy shteteve.

"Ne kemi diskutuar të gjitha format e bashkëpunimit. Miqësia jonë është e fortë dhe e sinqertë dhe nuk ka asnjë mënyrë që dikush ta kthejë Azerbajxhanin kundër Serbisë dhe anasjelltas. Nuk ka presion dhe mundësi të tillë që dikush ta bëjë këtë", theksoi Vuçiq.

Vuçiq tha se sa herë që vjen në Azerbajxhan sheh ndryshime dhe progres të madh dhe përgëzoi Alijevin dhe qytetarët e Azerbajxhanit.

Vuçiq tha se dikush mund të thotë se kjo është për shkak se Azerbajxhani ka naftë dhe gaz, por se disa vende, si Libia, kanë sasi më të madhe të naftës dhe gazit se Azerbajxhani, por që kanë një pozitë 10 herë më të keqe.

“Kjo flet për forcën e lidershipit dhe vizionit të Aliyevit dhe se ai i njeh në mënyrë të përsosur sfidat me të cilat përballet bota moderne dhe çfarë ndryshimi mund të bëni nëse keni udhëheqje të mirë dhe vizionare. Aliev tregoi dallimin mes tij dhe shumë njerëzve që kanë më shumë lëndë të para se Azerbajxhani, por kur dikush e menaxhon vendin në mënyrë të brendshme, rezultatet janë të dukshme”, tha Vuçiq.

TRT Balkan / agjencitë