Vuçiq me komandantin e NATO-s: Të hapur për bashkëpunim në rajon      / Foto: AA

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka takuar sot në Beograd komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart Mancha.

Vuçiq ka bërë të ditur në profilin e tij në Instagram se në takimin me admiralin Mancha kanë biseduar për çështje kyçe në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe NATO-s.

“Politika serbe e neutralitetit ushtarak mbetet e qëndrueshme, por ne jemi të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se ata diskutuan gjithashtu bashkëpunimin e vazhdueshëm në kuadër të programit Partneriteti për Paqe, si dhe gatishmërinë e Beogradit për të përmirësuar të gjitha format e aktivitetit të përbashkët, duke përfshirë reagimin civil në situata emergjente.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë rajonale, duke mbrojtur interesat tona kombëtare. Serbia është e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me të gjithë partnerët, në kuadrin e parimeve të respektit të ndërsjellë dhe barazisë, dhe do të vazhdojë të kundërshtojë çdo formë të veprime të njëanshme që mund ta kërcënojnë paqen dhe sigurinë në rajon”, tha Vuçiq.

AA