Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se duan të forcojnë marrëdhëniet dhe mirëkuptimin reciprok me Izraelin.
Presidenti Vuçiq priti ministrin e Jashtëm izraelit, Eli Cohen, i cili po zhvillon takime në kryeqytetin Beograd.
Vuçiq postoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale se ai dhe Cohen diskutuan se çfarë mund të bëhet për të përmirësuar marrëdhëniet politike dhe dypalëshe.
Duke theksuar se Serbia është e gatshme të forcojë mirëkuptimin e ndërsjellë, Vuçiq tha: "Ne do të donim të bashkëpunonim në çdo fushë, veçanërisht në fushën e ekonomisë".
TRT Balkan / agjencitë