Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një pres konferencë për media deklaroi se duhet të kërkojnë një kompromis, një plan të kushtëzuar me vazhdimin e rrugës së BE-së me Kosovën.
Ndryshe, sipas tij plani për Kosovën është bërë një kornizë e re negociuese për Serbinë, vetë plani nuk e njeh Kosovën.
"Nuk mund ta pengojmë hyrjen e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës, ZSO duhet të formohet sipas 22 parimeve", tha Vuçiq.
Agjenda e Perëndimit, sipas Vuçiqit, është disfata e Rusisë dhe gjithçka që i pengon asaj agjende do të pastrohet, duke shtuar se konflikti në Ukrainë është një problem i madh për Serbinë.
"Ne do të flasim me shqiptarët dhe BE-në, vendimin përfundimtar do ta marrë e gjithë shoqëria, kemi një periudhë të vështirë përpara", shtoi Vuçiqi.
Ndër të tjerash, Vuçiqi tha që, nëse i duhet të blejë kohë për Serbinë, më mirë do të japë dorëheqje, sepse e llogarit veten ushtar të vendit ku jeton për të.