Zgjedhjet lokale në Podgoricë: DPS-ja fitoi më së shumti mandate

Zgjedhjet lokale në Podgoricë: DPS-ja fitoi më së shumti mandate

Sipas të dhënave preliminare, të drejtën e votës e kanë ushtruar 56,3 për qind e votuesve.
Zgjedhjet lokale në Podgoricë: DPS-ja fitoi më së shumti mandate.    /Foto: AA

Në bazë të 90 për qind të votave të numëruara janë njohur rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje në Podgoricë.

DPS-ja fitoi 19 mandate për këshilltarë, koalicioni PES - Demokratët fitoi 14 mandate, koalicioni E ardhmja e Podgoricës 13 mandate, koalicioni Jakov Millatoviq - URA gjashtë mandate, Bashkimi Evropian tri mandate, Partia e Lëvizjes Evropiane dy mandate, si dhe Lëvizja Preokret dy mandate.

Sipas të dhënave preliminare, të drejtën e votës e kanë ushtruar 56,3 për qind e votuesve.


TRT Balkan / agjencitë