Disa ditë para uljes së temperaturave siç paralajmërojnë sinoptikët, shtete e rajonit ballafaqohen me flakët e zjarrëve. Kryesisht në vende rurale. Por, një situata më kritike mbizotëron në shtetin grek, respektivisht në qytetin e Athinës me rrethinë. Shkaku i erës autoritet greke ende nuk kanë arritur të shuajnë dhe vendosin nën kontroll zjarret.
Athina e rrethuar me flakë
Një zjarr në veri të Athinës që shpërtheu ditë më parë u përhap edhe në qytezën Menidi, ku rreth 150 njerëz u evakuuan nga tri shtëpi pleqsh.
Policia urdhëroi edhe qytetarët e tjerë të largoheshin, ndërsa një helikopter u ngrit lart për të hedhur ujë mbi flakët.
Autoritetet paralajmëruan se nxehtësia dhe erërat rrezikonin të nxisnin më shumë zjarre një ditë pasi 18 trupa, ndoshta emigrantë, u gjetën në një pyll verior të djegur.
Ministri grek i Krizave Klimatike dhe i Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, tha se 355 zjarre kishin shpërthyer që nga e premtja (19 gusht), me 209 zjarre të reja vetëm në 48 orët e fundit.
Më shumë se 600 mijë hektarë pyje, tokë bujqësore dhe zona banimi u dogjën nga zjarret.
Zyra Meteorologjike Greke regjistroi se tymi i zjarrit arriti deri në Siçili të Italisë Jugore dhe në Maltë.
Shqipëria vë zjarret nën kontroll
Situata e zjarreve në territorin e Shqipërisë, sipas ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi paraqitet më e mirë.
Sipas tij, pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të Forcave të Armatorusa, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave në vend.
"Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri, në fshatin Arrëz, të bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij. Puna vijon edhe në malin Stilos, në bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan, të bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve. Në fshatin Jarua, në bashkinë e Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës", shkruan në Facebook ministri Peleshi.
Maqedonia e Veriut aktivizon avionët kundër zjarreve
Qendra e Menaxhimit të Krizave e Maqedonisë së Veriut njoftoi se vatër aktive e zjarrit fshatin Bllacë (fshat kufitar me Republikën e Kosovës) të Komunës Çuçer Sandevë, ku në terrene shkëmbore të paarritshme digjen bari i lartë i thatë, bimësi me kërcell të ulët dhe pyje. Situata siç njofton QMK-ja po monitorohet nga punëtorët e NP “Pyjet e Maqedonisë”.
Gjatë datës 23 gusht në rajonin e Shkupit janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre në ambiente të jashtme, njëra prej të cilave është ende aktive. Brigada e mbrojtjes nga zjarri e Qytetit të Shkupit kishte duart plot në disa pjesë të Shkupit, veçanërisht në orët e vona të pasdites dhe orëve kur me mbështetje ajrore nga tre aeroplanët "air tractor" të Drejtoris për për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopter i ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë shuar ata që përbënin rrezik për lagjet përreth qytetit.