Zjarret nuk  njohin kufi!     Foto:ATA

Disa vende të rajonit dhe Evropës, për disa ditë me radhë ballafaqohen me flakët e zjarrit të cilët janë shkaktuar nga temperaturat e larta. Situata më e rëndë mëngjesin e sotëm është regjistruar në Slloveni. Vatra të zjarreve po ashtu ka në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë. Ditëve të fundit edhe Italia u përfshi u kaplua nga zjarre të mëdha.

Një mijë zjarrfikës në rajonin Kras


Ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sharec konfirmoi të mërkurën se në terren ishin mbi një mijë zjarrfikës dhe se ishin evakuuar banorët e fshatrave përreth rajonit Kras.
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob deklaroi në televizionin shtetëror se zjarri ishte shtrirë në 1.000 hektarë të sipërfaqes pyjore. Ai tha se zjarri ishte vënë në kontroll dhe se nuk kishte prekur asnjë shtëpi.
Zjarrfikësit sllovenë vazhduan me shuarjen e zjarrit në dy lokacione të izoluara ndërsa shumica e banorëve që u evakuuan të mërkurën, u kthyen në shtëpitë e tyre.
Zjarri nga ana italiane u shtri në rajonin slloven Kras. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe zjarrfikësit e Kroacisë fqinje.

Nën zjarre rrethina e Tropojës dhe Durrësit


Të dhënat e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Shqipëri, thonë se gjatë 24 orëve të kaluara janë shuar 24 vatra zjarri, 5 prej të cilave kanë qenë problematike duke rrezikuar zona të banuara dhe zona të mbrojtura.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bërri të ditur se, mëngjesi i sotëm ka nisur i qetë. Sipas tyre aktualisht janë aktive tri vatra, të cilat po zhvillohen me intensitet të ulët: vatra në fshatin Lekbibaj në bashkinë Tropojë, në fshatin Shetaj dhe Bizë të bashkisë Durrës.
Gjatë këtyre 24 orëve qarqet më problematike sa i përket zjarreve kanë qenë Shkodra, Vlora dhe Lezha.
Për menaxhimin e situatave të krijuara nga zjarret gjatë 24 orëve janë angazhuar gjithsej 435 forca operacionale, 27 mjete tokësore dhe një mjet ajror.

Fatkeqësi natyrore në BeH

Autoritet e Bosnje e Hercegovinës kanë shpallur gjendjen e katastrofës natyrore për shkak të zjarreve që e kanë përfshirë Parkun Natyror Blidnje. Flakët e zjarrit në këtë pjesë të BeH kanë filluar të përhapen edhe drejtë objekteve. Deri më tani dëmë të mëdha materiale janë regjistruar në pyjet, si dhe florën e faunën. Në ndihmë të skuadrave të zjarrëfikësve u kanë ardhë edhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura të BeH.
Aktivitet për shuarjen e zjarreve ende vazhdojnë.

Evakuohet Toskana

Për të dytën ditë me radhë brigadat e zjarrfikësve në Toskana të Italisë luftojnë për shuarjen e zjarreve. Nga rreziku i madh janë evakuuar qindra njerëz. Pyjet përreth qytezës Lucca vazhdonin të ishin në flakë edhe gjatë ditës së mërkurë, duke shkatërruar 650 hektarë (1600 akra) pyje. Ndërkohë, një vatër tjetër e zjarrit në verilindje të Italisë u përhap dhe në Slloveni

TRT Balkan / agjencitë