Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile të Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 15 vatra zjarri, me ç’rast në terren janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse dhe 368 zjarrfikës efektiv.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici informoi sot mbi situatën e zjarreve në vend.
“Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë i vatrave në: fshatin Tomorricë, bashkia Skrapar, fshatin Qukës Skënderbej, bashkia Prrenjas, fshatin Shetël, bashkia Shijak, fshatin Karbunarë e Sipërme dhe fshati Balaj bashkia Lushnjë, fshatin Lalaj, bashkia Fier, fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë, Uji i Ftohtë, bashkia Vlorë, fshatin Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz, Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës, fshatin Grudë e Re, bashkia Shkodër, fshatin Qarr, bashkia Has, lagjen Nr.3, bashkia Kavajë”, tha Bici.
Sipas saj në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 368 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 26 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter. Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Shetël, bashkia Shijak.
“Aktualisht janë aktive vatrat në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë, fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin”, u shpreh Bici.
Bici përsëriti thirrjen për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.
“Mosraportimi në kohë i vatrave sado të vogla nxit përhapjen e tyre në sipërfaqe më të mëdha, ndaj bashkëpunoni me pushtetin vendor dhe shërbimin zjarrfikës!”, theksoi Bici.
29 Kor 2022
Zjarri pushton malet e Shqipërisë, 368 zjarrfikës në terren
Mosraportimi në kohë i vatrava të zjarrit nxitë përhapjen e tyre
ATA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.