Rrugët nëntokësore prej kohësh nuk paraqesin risi. Shtetet e zhvilluara çdo ditë e më tepër i zbatojnë këto zgjidhje infrastrukturore. Këto vendim kryesisht merren për shkak të zvogëlimit të rrëmujës nëpër rrugë dhe bulevare mbi tokë. Po ashtu, edhe për shkak të shpejtësisë së transportit. Radiodifuzioni britanik servisi BBC i analizoi përparësitë dhe mangësitë nëse i gjithë komunikacioni zhvillohet nëntokë.
Më shumë drunjtë, parqe dhe tokë e përpueshme
Njëra prej përfitimeve më të mëdha nga udhëzimi i transportit rrugor nëntokë sipas analizës do të jetë lirimi i një hapësirë të madhe e cila do të shfrytëzohej për qëllime tjera.
Zbritja e komunikacionit rrugor nëntokë gjithashtu nënkupton edhe më shumë drunjtë dhe parqe. Kjo ndikon në uljen e ndotjes së ajrit, për shkak harxhimit të zvogëluar të karburanteve. Po, ashtu ndërlidhet edhe me parkingjet.
“Ashtu siç ndryshimet klimatike janë arsye për paraqitjet ekstreme të motit, hapësirat e gjelbërta dhe parqet i bëjnë qytet më të qëndrueshme. Shiratat e gjelbër thithin rreth 40 për qind të ujit i cili qëndron në asfalt dhe mundësojnë mbrojtje më të mirë nga vërshimet. Drunjtë po ashtu mund ta zvogëlojnë temperaturën deri në 40 për qind gjatë ditës”, thuhet në analizë.
Në rajonet rurale kjo nënkupton më shumë tokë bujqësore. Ndërsa, për kafshët rrugët në hapësirë mund të ndikojnë si barierë duke i ndarë njëri nga tjetri, vlerëson Aleks Coffim nga ministria e Bujqësisë e Amerikës.
Më shumë hapësirë për pjesëmarrësit tjerë në komunukacion
Për këmbësorët, çiklistët dhe personat që merren me vrapim rrugët nëntokësore do të ishin opsioni i duhur. Hapësira për makina do të ishte dedikuar për ata. Një qëndrim të tillë e ndanë Rachel Aldred, profesoreshë universitare në Westminister London.
“Rreth 1.3 milionë njerëz në botë çdo vitë humbin jetën në aksidentet e komunikacionit. Kjo është arsye e vdekjes te njerëzit nga 5 deri në 29 vjet”, thotë Aldred.
Shmangia e motit të keq
Drejtimi i makinave nëntokë po ashtu mund të jetë më i lehtë nga ai mbi tokë, për shkak se shoferët do t’i shmangeshin motit të keq, temperaturave ekstreme të larta dhe të ulëta, shirave, rreshjeve të borës.
“Poshtë në kuptimin e klimës mund të kontrolloni gjithçka. Mund ta kontrolloni jetën. Infrastrukturën të cilën e ndërtojmë nëntokë është më afatgjate”, thotë për BBC, Bradley Garret, gjeograf dhe kulturolog në Universitetin e Dablinit.
Rreziqet nëntokësore
Megjiathë edhe përkundër shumë përparësive, komunikacioni nëntokësor ka edhe shumë mangësi. Ndryshimet e shpeshta klimatike kontriubojnë që vërshimet të paraqesin rrezik serioz. Ekspertët britanik si mangësi e theksojnë edhe qasjen deri te rrugët nëntokësore. Komuniacioni nëntokësor ngërthen edhe ndërtimin e ashensorëve dhe shkallëve. Sistemi i evakuimit mund të jetë problem.Tunelet duhet të jenë mjaftueshëm të gjerë që veturat të mund lirshëm të zhvendosen nga rrugët. Dhe, t’ju mundësohet shërbimeve urgjente të vijnë te njerëzit.
Ndotja mbetet në një formë tjetër?
Me rrugët nëntokësore do të largohej ndotja mbi tokë. Megjithatë, ajo do të transferohej në një vend tjetër. Për këtë patjetër të mendohet për systemin e ventilimit. Rrethanë lehtësuese do të ishte shfrytëzimi i veturave elektrike shitja e të cilëve do të jetë dominante po thuajse në tridhjetë vitet e ardhshme.
Harxhime të mëdha
Ndërtimi i rrugëve nëntokësore kushton shumë. Më shtrenjtë se ndërtimi i rrugëve në tokë. Mjetet e mëdha financiare janë të duhura edhe për përforcimin e tuneleve përgjatë të cilave do të kalonin veturat. Vlerësimi i harxhimeve për një milje të rrugëve nëntokësore sipas BBC, në Kinë, Indi dhe Azinë Juglindore lëviz nga 100 deri në 200 milionë dollar. Prej 250 deri në 500 milionë dollar në Evropë. Ndërsa, në SHBA nga 1.5 deri në 2.5 miliardë dollar. Pavërsisht se teknologjia për ndërtimin e tuneleve dukshëm ka përparuar, megjithatë bëhet fjalë për një process të gjatë dhe të mundimshëm. Ndriçimi i vazhdueshëm, gjithashtu do të ishte harxhim shtesë.