Erdoğan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen në Gaza       / Foto: AA

Në një telefonatë me Abbasin, Erdoğan tha: “Izraeli do të paguajë çmimin e shtypjes. Duhet të mobilizohen të gjitha mjetet për një armëpushim në Gaza, duke përfshirë (zbatimin e) rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, sipas Drejtorit të Komunikimit të Türkiyes, Fahrettin Altun.

Një automjet i ekipit të TRT Arabi, i cili po përgatitej për transmetim në kampin Nuseirat që ndodhet në mes të Rripit të Gazës, u sulmua nga ushtria izraelite.

Sami Shehadeh, i cili punonte si kameraman i pavarur, u plagos rëndë dhe iu nënshtrua një operacioni. Ndërkohë që gazetari i TRT Arabi Sami Berhum, shpëtoi pa lëndime.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, i cili vrau rreth 1200 njerëz.

Më shumë se 33.600 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.

Izraeli ka vendosur gjithashtu një bllokadë gjymtuese në enklavën bregdetare, duke e lënë popullsinë e tij, veçanërisht banorët e Gazës veriore, në prag të urisë.

Lufta ka shtyrë 85% të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa pjesa më e madhe e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila i ka kërkuar atij të bëjë më shumë për të parandaluar urinë në Gaza.

TRT Balkan / agjencitë