Erdoğan: Nuk ka asnjë dallim midis veprimeve të Hitlerit dhe Netanyahut. / Foto: AA

Nuk ka asnjë ndryshim midis asaj që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po bën në sulmet disamujore në Gaza dhe asaj që bëri udhëheqësi nazist Adolf Hitler dekada më parë, tha të mërkurën presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

"Si dalloheni ju (Netanyahu) nga Hitleri? Këto (veprime) do ta tejkalojnë edhe Hitlerin. A ka ndonjë gjë që bën Netanyahu që është më pak se Hitleri? Jo," tha Erdoğan, duke folur në një ceremoni çmimesh në fushat e shkencës në kryeqytetin Ankara.

Ai tha se ashtu si 80 vjet më parë në Gjermaninë naziste, shkencëtarët në mbarë botën, të cilët kanë guximin të dënojnë shtypjen dhe persekutimin në Gaza, përballen me presion dhe kërcënime, duke iu referuar shkarkimit të punonjësve akademikë në ShBA dhe vendet e tjera për mbështetjen e palestinezëve.

Për shkencëtarët që përballen me presion për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në Gaza, dyert e universiteteve turke janë të hapura për ta, tha Erdoğan.

“E kuptuam se institucionet që flasin shumë dhe shpenzojnë buxhete të mëdha janë krejtësisht bosh kur bëhet fjalë për Izraelin dhe mizoritë e tij”, tha Presidenti Erdoğan, duke shtuar:

“Nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së te organizatat gazetareske, nga BE-ja te grupet gazetareske, të gjitha institucionet që shërbejnë si apostuj të demokracisë kanë dështuar (për shkak të sulmeve të Izraelit në Gaza).

Jo vetëm organizatat ndërkombëtare, por edhe universitetet prestigjioze perëndimore kanë dështuar në çështjen e Gazës, shtoi Erdoğan.

TRT Balkan / agjencitë