Türkiye punon në vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, tha presidenti Republikë së Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në Konferencën e 13 të ambasadorëve në Ankara.
“Punojmë për të vendosur stabilitet, bashkëpunim dhe prosperitet në Ballkan, me të cilin kemi lidhje të thella”, deklaroi presidenti Erdoğan.
Mes tjerash ai në fjalimin e tij foli edhe për marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas.
“Kemi siguruar zbatimin e marrëveshjes përmes korridorit për eksport të grurit. Me këtë kemi kontribuar në sigurinë e furnizimit në botë në një kohë kur kriza ushqimore është në derë”, tha Erdoğan.
Ndryshe, ai foli edhe pë r sulmet e fundit të Izraelit mbi civilë t palestinë z.
“Xhamia Al-Aqsa është ‘vija e kuqe’ për Türkiye”, tha Edroğan, duke shtuar se nuk ka arsyetim për vrasjen e fëmijëve, foshnjeve në lurek.
“Türkiye qëndron me popullin palestinez dhe vëllezërit në Gaza”, deklaroi Erdoğan.
Ai shtoi se Ankaraja mbështet një zgjidhje mes dy shteteve për konfliktin palestinezo-izraelit dhe mbështet sovranitetin palestinez.
Gjatë fjalës së tij, Erdoğan foli edhe për luftën kundër terrorizmit.
“Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit. Ne jemi ende në vendimin për të vendosur një vijë sigurie 30 kilometra të thellë përgjatë kufirit tonë jugor”, tha Erdoğan.
Ai theksoi se së shpejti do të bashkojë unazat e brezit të sigurisë në Siri duke pastruar zonat e fundit ku folezon organizata terroriste PKK.
"Asnjë vend i NATO-s nuk duhet të jetë një strehë e sigurt për poshtërsitë e FETO-s dhe terroristët e PKK-së që ikin nga drejtësia turke," tha Erdoğan.
Ndryshe, ai ka shtuar nuk do të miratojnë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO nëse nuk përmbushen premtimet për terrorizmin.
8 Gus 2022
Erdoğan: Të vendosur punojmë për stabilitetin në Ballkan
Gjatë fjalimit të tij në Konferencën e 13 të ambasadorëve në Ankara, presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha se xhamia Al-Aqsa është "vija e kuqe" për Türkiye-n
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Altun: Türkiye dëshiron paqen dhe mbështet integritetin territorial në Siri
Kreu i presidencës së Türkiyes përsëriti gatishmërinë e Presidentit Erdoğan për t'u angazhuar me udhëheqësin e regjimit sirian Assad, duke thënë se dialogu është thelbësor në mes të dhunës në rritje, agresionit dhe zhvendosjeve masive.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore