Türkiye kritikon vendimin e PE-së për delegacionin e Azerbajxhanit.    /Foto: Ministria e Jashtme turke

Ministria e Punëve të Jashtme turke ka shprehur keqardhjen për vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për të mos ratifikuar letrat kredenciale të Delegacionit Kombëtar të Azerbajxhanit.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, ministria e përshkroi rezolutën si të papajtueshme me vlerat demokratike dhe një pengesë për përfaqësim të barabartë.

Ministria theksoi se ky vendim mbyll kanalet e bashkëpunimit dhe dialogut, të cilat janë vendimtare për paqen dhe stabilitetin rajonal në Kaukazin e Jugut.

Ministria bëri thirrje që PACE (APKE) të korrigjojë menjëherë këtë gabim dhe të ripërqendrojë përpjekjet në promovimin e paqes në rajon.

Deklarata e Türkiyes pasqyron angazhimin e saj për të mbështetur Azerbajxhanin dhe për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Azerbajxhani paralajmëron BE-në për njëanshmërinë e Armenisë

Azerbajxhani ka kritikuar akuzat e bëra një ditë më parë nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell gjatë një konference të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm armen Ararat Mirzoyan.

Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit të mërkurën, akuzoi Borrell-in për "zbardhje" dhe "mbyllje të njërit sy" ndaj provokimit ushtarak të Armenisë, duke thënë se pala e BE-së nuk pranon ushtarakun azerbajxhanas të plagosur për shkak të një "sulmi të paprovokuar me snajper".

Zjarri ndërkufitar erdhi pas pesë muajsh stabiliteti në kufirin azerbajxhano-armen, theksohet në deklaratën e Ministrisë, dhe thuhet se përgjigjja e Bakusë ndaj provokimit ishte "krejtësisht e përshtatshme dhe me karakter lokal".

“Këto masa reagimi kanë penguar gjithashtu Armeninë të zgjerojë më tej përshkallëzimin e saj ushtarak”, shtoi Ministria në deklaratë.

Forcat armene gjuajnë drejt Azerbajxhanit

Shërbimi Kufitar Shtetëror i Azerbajxhanit tha të hënën se një nga ushtarët e tij u plagos për shkak të të shtënave nga forcat armene drejt rrethit jugperëndimor të Zangilanit.

Bakuja tha të martën se kreu një operacion si kundërpërgjigje, duke shkatërruar postin luftarak nga ku u qëlluan mbi ushtarakët e saj.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, katër nga ushtarakët e saj u vranë dhe një u plagos.

TRT Balkan / agjencitë