Türkiye pret zbatimin e menjëhershëm të vendimit të GjND-së për Rafahun       / Foto: AA

Türkiye pret zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) që urdhëron Izraelin të ndalojë sulmet në Rafah në jug të Rripit të Gazë, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Türkiyes.

"Asnjë vend në botë nuk është mbi ligjin. Ne presim që Izraeli të zbatojë menjëherë të gjitha vendimet e marra nga Gjykata. Për ta arritur këtë, i bëjmë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të bëjë përpjekjet e nevojshme", tha Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes në X.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) urdhëroi të premten Izraelin të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake në Rafah, një qytet në Rripin jugor të Gazës. GjND-ja tha se ndryshimi amendamentit të 28 marsit ishte për shkak të ndryshimit të rrethanave të sulmit në Rafah, ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur.

Sipas agjencive të OKB-së, më shumë se 800.000 janë larguar nga qyteti për shkak të pushtimit tokësor izraelit. Gjykata deklaroi se situata humanitare në Rafah tani është "katastrofike dhe është përkeqësuar" që nga urdhri i 28 marsit.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që brenda një muaji t'i raportojë gjykatës për progresin në zbatimin e masave të urdhëruara nga ky institucion.

TRT Balkan / agjencitë