Ushtria turke “neutralizon” tre terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ushtria turke “neutralizon” tre terroristë të PKK-së në veri të Irakut

“Operacionet tona do të vazhdojnë me këmbëngulje dhe vendosmëri”, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.
Ushtria turke “neutralizon” tre terroristë të PKK-së në veri të Irakut.     /Foto: AA

Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" tre terroristë të PKK-së në Irakun verior, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Terroristët u neutralizuan në zonën e Operacionit Claw-Lock në veri të Irakut, njoftoi Ministria në plaftormën sociale X.

Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.

Türkiye nisi operacionin Claw-Lock në prill 2022 për të shënjestruar strehët e organizatës terroriste PKK-së në rajonet veriore të Irakut, Metina, Zap dhe Avasin-Basyan pranë kufirit turk.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në veri të Irakut për të komplotuar sulme ndërkufitare në Türkiye.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

TRT Balkan / agjencitë