25 palestinezë u arrestuan nga trupat izraelitë në Bregun Perëndimor / Foto: AA

Ushtarët izraelitë arrestuan 25 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë të përbashkët të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës raportohet se Izraeli vazhdoi bastisjet në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Gjatë bastisjeve në shtëpitë palestineze në qytetet Khalil, Kudsin Lindor, Jenin, Betlehem dhe Qalqilya, ushtarët izraelitë arrestuan 25 persona. Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli që nga 7 tetori 2023 është rritur në 8.270.

Që nga nisja e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe akteve mizore kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

TRT Balkan / agjencitë