Artileria izraelite filloi të bombardojë kufirin lindor të Rafahut /    Foto: AA

Artileria izraelite filloi të bombardojë kufirin lindor të Rafahut, në jug të Gazës.

Thuhet se ka shenja në rritje se një pushtim i mundshëm tokësor i ushtrisë izraelite në Rafah në Gazën jugore është shumë afër.

Ushtria ka dislokuar disa njësi në zonën pranë lagjes Rafa dhe që nga mëngjesi kanë granatuar zonat bujqësore në lindje të Rafas.

Ushtria izraelite i propozoi Shteteve të Bashkuara një plan sipas të cilit Izraeli do të evakuonte shumicën dërrmuese të banorëve të Rafahut në pjesë të tjera të Gazës. Nuk dihet se ku.

Në të njëjtën kohë, shumica e infrastrukturës civile në Gaza u shkatërrua plotësisht nga Izraeli.

AA