Autoritetet turke kanë arrestuar tre persona me pullë të kuqe të Interpolit, të cilët janë të lidhur me disa krime, përfshirë trafikun e drogës, njoftoi të hënën ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya.
Ali Yerlikaya njoftoi në platformën X se Alexander Gustafsson, i cili kërkohet nga Suedia për trafik droge, pastrim parash, doping dhe falsifikim, është arrestuar në Istanbul. Ai hyri në Türiye me një pasaportë false polake.
Dragan Pavliçeviq, i cili kërkohet nga Mali i Zi për trafik droge dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, po ashtu është arrestuar të dielën në Istanbul.
Interpoli thekson se Pavliçeviq, së bashku me anëtarët e një organizate kriminale, është përfshirë në dërgesën e 1,5 ton kokainë në Mal të Zi, Kolumbi, Ekuador, Australi dhe Holandë. Ai është i përfshirë edhe në dërgesën e rreth 900 kilogramë kokainë me origjinë nga Ekuador.
Në Bodrum, në provincën e Muglas, është arrestuar Aleksandar Nedevski, i cili kërkohet nga Suedia për pastrim parash dhe droge. Ai ka hyrë në Türkiye me pasaportë të falsifikuar të Kosovës.